
Folie Marine
Bashkohu me ne për një eksperiencë unike në Folie Marine Beach Hotel & Club! Në zemër të rivierës shqiptare, të pret një ambient energjik mes natyrës magjike dhe ujërave kristal të pastra.
Përshkrimi i Pozicionit:
Night Auditor është përgjegjës për operacionet e recepsionit dhe kontrollin financiar gjatë natës, duke siguruar që proceset të jenë të sakta dhe mysafirët të marrin një shërbim korrekt dhe profesional.
DETYRAT:
• Auditon transaksionet financiare dhe balancon llogaritë ditore
• Menaxhon check-in dhe check-out për mysafirët gjatë natës
• Menaxhon kërkesat dhe ankesat e mysafirëve
• Kryen kontrolle të sigurisë dhe mbikëqyr operacionet gjatë natës
• Koordinon me departamentet e tjera sipas nevojës
• Përgatit raporte financiare dhe administrative të natës
KUALIFIKIMET:
• Diplomë e shkollës së mesme (diplomë universitare është përparësi)
• Eksperiencë në pozicione të ngjashme, preferohet në hospitality
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
• Njohuri bazë të kontabilitetit dhe sistemeve të menaxhimit të hotelit
• Gatishmëri për të punuar në turn nate dhe në një ambient dinamik

HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe · Himare
Folie Marine Beach Hotel & Club lies in the center of nature with breathtaking views and crystal clear blue water! It is the vacation destination of your dreams; it is an oasis of fun, relaxation, adventures and alternatives for everyone!