
INSIG SH.A
Kompania e Sigurimeve INSIG sh.a kërkon të punësojë në Drejtorinë Qëndrore, Jurist/e
PËRSHKRIMI I PUNËS
Mbrojtja e shoqërisë në çështjet civile, ku ajo është palë e paditur apo paditëse, sigurimi i asistencës juridike në çështjet administrative, civile, marrëdhëniet e punës, kontratat e bisnesit etj, .
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
• Hartimi i praktikave për kërkesë- padi, apel kundërshtues, ankime, rekurs, kundër-rekurse, kërkesë për pezullim, ankime të veçanta, prapësime, konkluzione përfundimtare dhe çdo veprim tjetër procedurial që mund të dalë gjatë procesit gjyqësor;
• Ndjekja e procesve gjyqësore, për mbrojtjen e interesave të shoqërisë
• Dhënia e asistencës juridike për kontratat e sigurimit, kushtet e produkteve të reja;
• Dhënia e asistencës juridike për marrëdhënien e punës, marrëdhëniet administrative, civile, kontratat e blerjeve etj.
• Përpilimi i marrëveshjeve të ndryshme;
• Vlerësimi juridik i dosjeve të dëmeve , në drejtim të përmbushjes së detyrimeve ligjore,
• Realizimin i detyrave që caktohen nga drejtori i Drejtorisë Juridike.
• Sjellja në përputhje me rregullat e etikës.
KRITERET:
Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
• Të ketë kryer arsimin e lartë në degën “Drejtësi”; pranë Universiteteve shtetërore.
• Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master Shkencor në e Drejtë Civile/Publike.
• Eksperiencë pune mbi 3 vite si jurist/e;
• Përvojë në përfaqësimin e shoqërive në Gjykatë, përpilimin e kërkesëpadive dhe pergatitjes së dokumentacionit;
• Të zotërojë Gjuhën Angleze në nivel profesional;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, etike dhe bashkëpunimi;
• Njohuri të mira të programeve të paketës Microsoft Office.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
• Fotokopje të diplomës; • Curriculum Vitae (Cv); • Dëshmi kualifikimi të ndryshme.
Ofrohen kushte të mira pune dhe kontratë e rregullt, sipas legjislacionit në fuqi;
Afati i aplikimit është deri me datë 5 maj 2026.

Tirane
Kompania INSIG sh.a. e themeluar në vitin 1991, si Instituti i Sigurimeve, është një kompani që në qendër të vëmendjes ka klientët, shërbimin ndaj tyre, korrektësinë dhe besimin. Me një staf të kualifikuar, korrekt e të përkushtuar, INSIG ka nje vision të qartë për rëndësinë e sigurimeve në raport me klientëve, ofrimin e shërbimit të produkteve e paketave dhe mbi të gjitha, besimin që iu ofron atyre. Si një ndër kombanitë më të besuara në fushën e sigurimeve, INSIG njeh vetëm rritje në treg, gjë që tregon se, besimi i tyre është në rritje, e po kështu, shërbimi jonë ndaj tyre.