
WELL ALBANIA
Zëvendës/e Menaxher/e i/e Dyqanit është përgjegjës për:
· Mbështetjen dhe asistimin e Menaxherit të Dyqanit në drejtimin e përditshëm të operacioneve dhe sigurimin e arritjes së objektivave të shitjes dhe kënaqësisë së klientëve;
· Zbatimin e detyrave të ngarkuara nga Menaxheri i dyqanit dhe mbarëvajtjen e aktivitetit në mungesë të tij;
· Mbështet dhe asiston Menaxherin e Dyqanit në operacionet ditore dhe menaxhimin e stafit;
· Ndjek dhe komunikon detyrat e veçanta të stafit në mungesë të menaxherit;
· Ёshtë përgjegjës për mbarëvajtjen e aktivitetit gjatë turnit të tij;
· Mirëmban planogramat dhe realizon porosinë e dyqanit;
· Mbikëqyr menaxhimin e stokut dhe funksionimin e përgjithshëm të dyqanit;
· Menaxhon, motivon dhe zhvillon ekipin e dyqanit;
· Trajton kërkesat dhe ankesat e klientëve në mënyrë efektive;
· Ruajtjen e standardeve të larta të prezantimit të dyqanit;
· Menaxhimi i skadencave dhe dëmtimeve;
· Drejton ekipin përmes shembullit personal.
· Edukimi: Arsimi i lartë (preferohet profili Ekonomik/Administrim Biznes);
· Eksperiencat e punës: Minimum 2 vite përvoje pune në pozicion të ngjashëm;
· Njohuri shumë të mira të paketës Office (Word, Excel);
· Metodik dhe i organizuar;
· Ndershmëri dhe integritet;
· Fleksibilitet për pune me 2 turne;
· Qasje e orientuar drejt shërbimit ndaj klientit;
· Njohuri të mira në teknikat e shitjes dhe në delegimin e detyrave;
SHËNIME
Ne ofrojmë:
· Pagë motivuese;
· Atmosferë miqësore dhe dinamike;
· Kontratë të rregullt pune (40 orë pune në javë);
· Vlerësim sipas performancës.
Apliko në well.rekrutime@alkosgroup.al ose na kontakto në Whatsapp: 0697053354
Mbrojtja e të Dhënave Personale
WELL Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe me Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.
Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë kryesisht informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve. Duke aplikuar pranë WELL Albania, aplikantët deklarojnë se janë në dijeni dhe pranojnë përpunimin e të dhënave të tyre personale sipas sa më sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi. Për ushtrimin e këtyre të drejtave, aplikantët mund të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore në: well.rekrutime@alkosgroup.al

Retail · Tirane
Our Mission & Our Vision
Our mission, Beauty & Care, is to offer a wide and qualitative range of beauty, personal care, and home care products to fulfil our customer’s needs. We work to build excellence, long-term relationships with partners and create a positive working environment that encourages the growth and the development of our employees. Through constant innovation, we try to exceed our customers’ expectations and contribute to the wellbeing of the communities in which we operate
Our vision is to be the first choice for beauty, personal care, and household products. With a continued commitment to satisfied customers, trusted partners, and motivated employees, we aim to provide an expectational experience for all