Comain Group është një kompani në zhvillim me mbi 5 vite eksperiencë në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar, e fokusuar në distribucionin e artikujve plastikë për shtëpi. Ne operojmë duke ndërtuar ura lidhëse midis prodhuesve ndërkombëtarë dhe tregut lokal, duke siguruar produkte cilësore, çmime konkurruese dhe shpërndarje efikase në të gjithë vendin.
Kompania jonë mbështetet në një qasje dinamike dhe profesionale, ku bashkëpunimi, përgjegjësia dhe orientimi drejt rezultateve janë në qendër të çdo procesi. Synimi ynë është të ndërtojmë një ekip të fortë dhe të motivuar, që rritet së bashku me kompaninë dhe kontribuon drejtpërdrejt në zgjerimin e saj në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.