
Buzi Store
Buzi Store Shkoder, në kuadër të zgjerimit të stafit, kërkon Punonjëse Sigurie me kohë të plotë për t'u bashkuar me ekipin tonë.
Detyrat dhe përgjegjësitë përfshijnë mbikëqyrjen dhe ruajtjen e ambienteve të kompanisë për të garantuar sigurinë e personelit, mallrave dhe klientëve. Përfshihet kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të personelit dhe klientëve, si dhe hyrjeve dhe daljeve të mallrave, inspektimi i rregullt i pajisjeve të sigurisë, monitorimi i sistemit të kamerave, dhe marrja e masave të shpejta në rast të ndonjë incidenti apo rreziku. Punonjësit duhet të respektojnë të gjitha detyrat dhe protokollet e sigurisë, si dhe udhëzimet nga stafi drejtues dhe menaxherial.
Kandidatët idealë duhet të kenë përvojë të mëparshme në siguri fizike, aftësi të mira komunikuese, vëmendje ndaj detajeve dhe të jenë të gatshëm të punojnë me turne dhe orare fleksibël.
Aftësitë shtesë si trajnime në siguri, përdorimi i pajisjeve të monitorimit dhe përvoja me protokollet e emergjencave janë të mirëpritura.

Marketing dhe Produkte · Tirane
Buzi Store është një kompani e themeluar ne vitin 1994 që nisi si sipërmarrje familjare fillimisht me artikuj sportivë dhe duke evoluar me pas në kategori që përfshijnë shumë sektorë duke nisur nga : Vegla palestre, Aksesorë e solucione makinash, elektroshtepiake , produkte të kujdesit personal, vegla pune, lodra, produkte elektrike , makina elektrike etj.
Me qendër në Tiranë dhe dyqane në disa prej qyteteve kryesore të Shqiperisë, franshizat tona gjenden në Fier, Durrës, Vlorë, Sukth, Korcë, Shkodër, Lezhë, Rroskovec.
Jemi gjithmonë gati të mirëpresim elemente të rinj që ti bashkohen skuadrës tonë!