Themeluar në vitin 1996, Office Center (Cartolandia) është një nga liderët kryesorë në tregun shqiptar për furnizimin me produkte kancelarike, shkollore, zyrash dhe lodra edukative. Si distributor zyrtar i disa prej markave më cilësore europiane, kompania ka ndërtuar një reputacion të fortë për cilësi, korrektësi dhe përkushtim ndaj klientit.
Në vitin 2000, Office Center lançoi produktin e vet më të njohur – fletoren Cartolandia, e cila u përqafua menjëherë nga tregu dhe që prej atëherë është bërë një nga produktet më të shitura dhe më të kërkuara në Shqipëri. Me një gamë të gjerë produktesh që rritet vazhdimisht, kompania ka si mision të plotësojë nevojat e çdo individi që punon me letër çdo ditë, duke operuar gjithmonë me integritet dhe vëmendje ndaj përmirësimit të vazhdueshëm.