Njoftim Pune: Agjent Rishitje / Reseller për Platforma Dixhitale – Komision 30% & Ekskluzivitet Territorial
Intermedia shpk, me zyrë qendrore në Tiranë (Bulevardi Bajram Curri, tek Ura – përballë ATSH), fton individë të motivuar të bashkohen si Agjentë Rishitje / Reseller
Çfarë ofrojmë për Agjentët e Rishitjes:
· Komision 30% për çdo shitje të realizuar.
· Ekskluzivitet territorial në qytetin ose qytetet përkatëse në Shqipëri dhe Kosovë.
· Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme nga ekipi ynë.
· Produkte të kërkuara dhe të domosdoshme në tregun shqiptar dhe kosovar.
· Mundësi për të punuar me orar fleksibël dhe nga çdo qytet perjashtim vetem per qytetin e Sarandes.
Shërbimet dhe Platformat për Rishitje:
1. Easybill.al – Platformë fiskalizimi moderne dhe e certifikuar, që u vjen në ndihmë bizneseve shqiptare për të përmbushur detyrimet ligjore të fiskalizimit.
2. E-Table.al – Sistem i menaxhimit për restorante dhe bare, që ofron rezervime online, integrim me Google dhe personalizim të rrjedhës së rezervimeve.
Kërkesat për Kandidatët:
· Aftësi të mira komunikimi dhe shitjeje.
· Njohuri në fushën e teknologjisë, turizmit ose shitjeve B2B
· Njohuri të mira kompjuterike
· Motivim dhe dëshirë për të arritur rezultate të larta.

Zhvillim Software & Marketing · Tirane
InterMedia Shpk filloi me pasion në vitin 2006 si agjencia e parë e marketingut digjital e fokusuar në rritjen e industrisë së turizmit në Shqipëri, duke promovuar Shqipërinë si një destinacion të ri në tregun global të turizmit. Qëllimi ynë është ndihma ndaj pronarëve të hoteleve në përdorimin e platformave globale të agjencive turistike online (OTA), përfshirë allbookers.com , booking.com, duke integruar softuerin tonë menaxhues, BookersDesk.com .