R Studio është në kërkim të një Specialisti/e Blerjesh për një kompani të konsoliduar në distribucionin e produkteve ushqimore.
Ky rol është kyç në sigurimin e furnizimit efikas nga tregjet ndërkombëtare, në përputhje me planet e shitjes dhe zhvillimin e portofolit të produkteve.
• Identifikimi i nevojave të kompanisë për furnizim sipas planeve të shitjes
• Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me furnitorë vendas dhe ndërkombëtarë
• Negocimi i kushteve të blerjes dhe çmimeve me partnerët
• Përditësimi dhe analiza e të dhënave për furnitorët, produktet dhe çmimet
• Vendosja e porosive dhe ndjekja e tyre deri në përfundim
• Koordinimi i procesit të transportit dhe logjistikës deri në magazinë
• Bashkëpunimi me magazinën për kontrollin e cilësisë së produkteve
• Ndjekja e problematikave me furnitorët dhe zgjidhja brenda afateve
• Raportim periodik mbi ecurinë e proceseve të blerjes
• Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme
• Minimumi 3 vite eksperiencë në sektorin e blerjeve
• Preferohet eksperiencë në distribucionin e produkteve ushqimore (FMCG)
• Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane
• Njohuri shumë të mira të paketës MS Office
• Aftësi shumë të mira negocimi dhe komunikimi
• Person i organizuar, i besueshëm dhe me sens të lartë përgjegjësie
• Proaktiv dhe bashkëpunues në ekip
• Ambient profesional dhe dinamik
• Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
• Paketë konkurruese në përputhje me eksperiencën

Burime Njerezore · Tirane