
Partner
Kërkohet një Drejtues Teknik për Departamentin Elektrik, i cili do të ketë përgjegjësinë e plotë për organizimin, menaxhimin dhe zhvillimin teknik të proceseve të projektimit dhe asamblimit të paneleve elektrike 0.4kV, duke siguruar zbatimin e standardeve ndërkombëtare IEC EN 61439-2 dhe cilësinë maksimale të prodhimit. Kandidati do të udhëheqë ekipin teknik në projektimin dhe realizimin e paneleve elektrike me struktura Schneider (Prisma G dhe Prisma P), si dhe në ndërtimin e skemave elektrike duke përdorur software profesional si I-Project, Exteem dhe AutoCAD Electrical. Ai do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e plotë të procesit të montimit, përfshirë panelet ATS dhe zgjidhjet e tjera të automatizimit elektrik, duke garantuar efikasitet, siguri dhe përputhshmëri teknike. Roli përfshin gjithashtu koordinimin midis departamenteve, optimizimin e proceseve të punës, zgjidhjen e problemeve teknike dhe trajnimin e stafit teknik. Kandidati duhet të ketë eksperiencë të konsoliduar në fushën e inxhinierisë elektrike industriale, aftësi të forta drejtuese dhe organizative, si dhe njohuri të thelluara në sistemet dhe standardet për panelet elektrike. Orari i punës është e hënë–e premte me orar zyrtar

Burime Njerezore · Tirane
Partner.al është një kompani e cila ofron konsulencë në sektorin e shitjeve, përzgjedhje stafi për biznese në të gjithë Shqipërine & trajnime në të gjitha fushat e shitjes. Eksperienca shumë vjeçare e stafit të saj në sektorin e shitjeve dhe njohja shumë e mirë e tregut shqiptar dhe rajonal, përben një nga bazat kryesore mbi të cilat Partner.al do të mbështetet për të ofruar shërbimet e saj. Partner.al i ofron bizneseve mjetet e nevojshme në mënyrë që të shtojnë vlerën duke u fokusuar në rezultate, produktivitet, cilësi, & kënaqësinë e klientit.
Partner.al është e specializuar në rekrutime, përzgjedhje stafi, Partner.al Sh.p.k është themeluar në Tiranë, Shtator 2017.