
EPPC
EPPC Albania është aktualisht në kërkim të një Head of Trading.
Përgjegjësitë kryesore:
Ndërtimi nga zero i një funksioni/ndarjeje të fokusuar në operacione tregu dhe asete;
Përcaktimi i modelit të biznesit, strategjisë dhe produkteve;
Hartimi i planeve financiare, buxheteve dhe menaxhimi i performancës (P&L);
Koordinimi i proceseve të licencimit dhe sigurimi i përputhshmërisë me kërkesat rregullatore;
Përzgjedhja dhe menaxhimi i partnerëve dhe furnitorëve të teknologjisë;
Ndërtimi i infrastrukturës teknologjike dhe proceseve operacionale (ekzekutim, shlyerje, raportim);
Vendosja e kuadrit të riskut, pajtueshmërisë dhe qeverisjes;
Bashkëpunim ndër-funksional dhe ndërtimi i një ekipi të suksesshëm.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Përvojë e maturuar në operacione tregu, asete ose mjedise të ngjashme komplekse;
Eksperiencë në ndërtimin dhe zgjerimin e aktiviteteve, përfshirë bashkëpunimin me rregullatorë dhe procese licencimi;
Njohuri të forta mbi tregjet, likuiditetin, strukturën e tregut dhe ekosistemin e aseteve/teknologjisë përkatëse;
Aftësi në ndërtimin e proceseve operacionale dhe menaxhimin e furnitorëve/partnerëve teknologjikë;
Kuptim i mirë i riskut, pajtueshmërisë dhe qeverisjes;
Aftësi të forta komerciale, komunikimi dhe menaxhimi stakeholder-ash;
Mendësi sipërmarrëse dhe aftësi për të operuar në mjedise dinamike.

Konsulence dhe Rekrutim · Tirane
ep & partners consultancy (EPPC) ltd. u themelua në Prill të vitit 2009 në Tiranë, Shqipëri. EPPC u krijua me qëllim të mbështesë kompanitë që operojnë në Shqipëri dhe në Kosovë në zhvillimin e stafit të tyre dhe për të lehtësuar shërbimet e burimeve njerëzore. Ne jemi tashmë kompania lider e burimeve njerëzore në rajon.
Aktiviteti i EPPC mbulon 4 pilarë kryesorë në fushën e: trajnimit dhe zhvillimit të stafit; kërkimit dhe seleksionimit; konsulencës dhe sondazhit të pagave dhe stafit me qira. Me një strukturë solide të shtrirë në 4 departamente kryesore konsulentët tanë ofrojnë zgjidhje të personalizuara me fokus nëvojën e klientit.