
I&A International
Qëllimi i Pozicionit:
Merchandiser-i është përgjegjës për vendosjen, organizimin dhe promovimin e produkteve në dyqane ose supermarkete, me qëllim rritjen e shitjeve dhe përmirësimin e eksperiencës së klientit.
Përgjegjësitë kryesore:
· Vendos produktet në rafte sipas standardeve të kompanisë.
· Siguron që produktet të jenë gjithmonë të disponueshme dhe të rregullta.
· Kontrollon datat e skadencës dhe cilësinë e produkteve.
· Monitoron stokun dhe raporton mungesat.
· Bashkëpunon me menaxherët për pozicionimin më të mirë të produkteve.
· Viziton rregullisht pikat e shitjes sipas planit.
Karakteristikat e Personit:
· Arsim i mesëm ose i lartë.
· Përvojë e mëparshme në shitje ose merchandising (avantazh)
· Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
· Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
· Patentë shoferi.

Fashion · Tirane
I&A International perfaqeson grupin me te madh ne tregun e shitjes me pakice luksoze ne Shqiperi, duke numeruar mbi 30 dyqane ne Shqiperi dhe rajone fqinje.