
InterMedia Shpk
InterMedia Shpk po kërkon Full Stack Developer Intern
InterMedia Shpk po zgjeron ekipin dhe po kërkon kandidatë të motivuar për pozicionin Full Stack Developer Intern.
Ne punojmë në projekte digjitale për industrinë e turizmit, duke zhvilluar dhe integruar platforma si Allbookers.com dhe BookersDesk.com.
Teknologjitë që përdorim:
React, Angular, Java, Spring Boot
Çfarë ofrojmë:
Internship praktik, mentorim profesional dhe mundësi punësimi pas internship-it, bazuar në performancë.

Zhvillim Software & Marketing · Tirane
InterMedia Shpk filloi me pasion në vitin 2006 si agjencia e parë e marketingut digjital e fokusuar në rritjen e industrisë së turizmit në Shqipëri, duke promovuar Shqipërinë si një destinacion të ri në tregun global të turizmit. Qëllimi ynë është ndihma ndaj pronarëve të hoteleve në përdorimin e platformave globale të agjencive turistike online (OTA), përfshirë allbookers.com , booking.com, duke integruar softuerin tonë menaxhues, BookersDesk.com .