
Kraco
Specialist i Business Intelligence – Mobile App
Departamenti i Shitjes / Njësia e Business Intelligence
Rreth pozicionit
Po kërkojmë një Specialist Business Intelligence me fokus në menaxhimin dhe zhvillimin e aplikacionit tonë mobile (Kraco App), i cili do të jetë pjesë e Njësisë së Business Intelligence dhe do të raportojë drejtpërdrejt te Drejtuesi i BI Unit.
Ky pozicion luan një rol kyç në lidhjen mes biznesit dhe teknologjisë: do të jetë pika kryesore e kontaktit (SPOC) me kompaninë zhvilluese të aplikacionit, duke siguruar që mjeti dixhital që përdor forca jonë e shitjes në terren të funksionojë pa probleme dhe të evoluojë në linjë me nevojat e biznesit. Përveç kësaj, do të kontribuojë në raportimin analitik dhe ndjekjen e performancës së shitjeve.
Përgjegjësitë kryesore
Menaxhimi i aplikacionit mobile (fokusi kryesor)
• Vepron si Single Point of Contact (SPOC) mes kompanisë dhe zhvilluesit të jashtëm të aplikacionit për të gjitha çështjet operacionale dhe të zhvillimit.
• Mbledh, prioritizon dhe dokumenton kërkesat e biznesit (business requirements) për funksionalitete të reja, duke i përkthyer në specifikime të qarta për ekipin teknik.
• Ndjek ciklin e plotë të zhvillimit të kërkesave: nga propozimi, te testimi (UAT), deri te vënia në prodhim dhe monitorimi pas-launch.
• Identifikon dhe raporton bug-et, koordinon zgjidhjen e tyre me zhvilluesin dhe komunikon statusin me përdoruesit fundorë (forca e shitjes).
• Ngarkon dhe administron objektivat, listat e klientëve dhe parametrat e tjerë në aplikacion.
• Ofron trajnim dhe suport për përdoruesit (përfaqësuesit e shitjes, Sales Executives, Regional Managers) për përdorimin efikas të aplikacionit.
• Propozon përmirësime në UX dhe funksionalitete bazuar në feedback-un e përdoruesve dhe analizën e të dhënave të përdorimit.
Business Intelligence dhe raportim
• Krijon dhe automatizon raporte në Power BI për performancën e shitjeve, KPI-të e forcës së shitjes dhe ecurinë e produkteve.
• Llogarit dhe ndjek targetat dhe KPI-të cilësore për Sales Executives dhe Regional Managers.
• Përgatit analiza periodike të performancës së sektorit të shitjes – sipas zonave, kanaleve dhe produkteve.
• Ndjek treguesit Sell Out dhe identifikon trende, rreziqe dhe mundësi që duhen sjellë në vëmendje të menaxhimit.
Mirëmbajtje e sistemeve të distribucionit
• Mbështet ndjekjen e problematikave të sistemit SAD/Parametriks në bashkëpunim me IT-në deri në zgjidhje.
• Azhurnon listat emërore të forcës së shitjes në sistem bazuar në njoftimet nga Burimet Njerëzore.
• Kontribuon në llogaritjen dhe verifikimin e të dhënave mbështetëse për propozimet e kontratave të reja.
Komunikim dhe bashkëpunim
• Raporton drejtpërdrejt te Drejtuesi i BI Unit për ecurinë, problematikat e konstatuara dhe propozimet për përmirësim.
• Bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Shitjes, IT-në, Burimet Njerëzore dhe partnerët e jashtëm zhvillues.
• Suporton kolegët e tjerë të njësisë sipas nevojës dhe përgatit raporte ad-hoc për nivelin menaxherial.
Edukimi dhe eksperienca
• Diplomë universitare në Informatikë, Biznes, Inxhinieri, Statistikë, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
• 2–5 vite eksperiencë profesionale në role të ngjashme: Business Analyst, Product Owner, BI Analyst, IT Business Partner ose Sales Operations.
• Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e aplikacioneve mobile ose softuerëve të biznesit përbën përparësi të rëndësishme.
Aftësi teknike
• Njohuri të mira pune në Power BI (krijim raportesh, modelim të dhënash, DAX bazik).
• Njohuri të avancuara në Microsoft Excel (formula komplekse, pivot tables, Power Query).
• Të kuptuarit e cikleve të zhvillimit të softuerit (SDLC) dhe metodologjive Agile/Scrum.
• Aftësi për të shkruar specifikime funksionale, user stories dhe dokumentacion teknik.
• Njohuri SQL bazike përbëjnë avantazh.
• Eksperiencë me sisteme ERP/distribucioni (p.sh. SAD) përbën avantazh.
Aftësi personale
• Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
• Mendësi e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe pavarësi në punë.
• Aftësi të mira komunikuese për të bashkëpunuar me profile teknike dhe jo-teknike.
• Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të punuar nën afate.
• Njohuri të mira të gjuhës angleze (e shkruar dhe e folur) – e nevojshme për komunikimin me partnerët zhvillues.
Çfarë ofrojmë
• Rol qendror dhe me ndikim të dukshëm në transformimin dixhital të departamentit të shitjes.
• Mundësi reale për zhvillim profesional brenda fushës së Business Intelligence dhe Product Management.
• Ekspozim të drejtpërdrejtë me nivelin menaxherial dhe pjesëmarrje në vendimmarrjen strategjike.
• Paketë konkurruese pagese dhe benefitet shoqëruese sipas politikave të kompanisë.
• Mjedis pune dinamik me ekip profesional dhe mbështetës.

Prodhim · Tirane
Kraco is Albania’s pioneer company in the food industry,
with the widest range of teas, herbal infusions and hot and cold instant drinks.