FIX PRO, një kompani me përvojë të gjatë dhe përkushtim ndaj cilësisë dhe shërbimit ndaj klientit, kërkon të zgjerojë skuadrën e saj në Njësinë Fix Experience. Ne jemi në kërkim të një Ndihmës kamarier/e me pasion për industrinë e shërbimit dhe dëshirë për të mësuar dhe avancuar në një mjedis dinamik dhe mbështetës.
Duke punuar në FIX PRO, jo vetëm që do të fitoni përvojë të vlefshme në fusha të ndryshme të organizimit të një njësie ekonomike, por do të keni edhe mundësinë për të punuar në një kompani që investon në zhvillimin personal dhe profesional të punonjësve të saj. Është një mundësi e shkëlqyer për të nisur ose progresuar karrierën tuaj në sektorin e shërbimeve gastronomike.
Si Ndihmës kamarier/e, do të jeni përgjegjës për mbështetjen e ekipit të shërbimit në Restorant në:
përmbushjen e nevojave të klientëve,
përgatitjen e pajisjeve të shërbimit,
mirëmbajtjen e hapësirave të punës.
Përkushtimi dhe aftësitë e mira të komunikimit do t'ju ndihmojnë të krijoni një eksperiencë të shkëlqyer për klientët tanë.
Pranojmë kandidatë me diplomë të shkollës së mesme dhe aftësi të mira komunikimi. Eksperienca e mëparshme nuk është e nevojshme, por duhet të demonstroni dëshirë për tu angazhuar, aftësi për punë në ekip dhe përshtatshmëri me oraret e ndryshueshme.
Ne kërkojmë nga ju të keni aftësi të mira në organizim dhe fokus në shërbimin ndaj klientit. Fleksibiliteti në orare dhe aftësia për t'u përshtatur në situata dinamike janë cilësi që vlerësohen shumë.
Puna tek FIX PRO ofron një ambient të këndshëm pune, me mundësi për promovim, orar fleksibël dhe ushqim gjatë orarit të punës. Ju mbi të gjitha do të bëheni pjesë e një ekipi që vlerëson zhvillimin personal dhe profesional.
Ne në FIX PRO besojmë në potencialin e njerëzve dhe rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm. Nëse jeni të interesuar për një eksperiencë të pasur dhe jeni të përkushtuar për të përparuar, ne ju inkurajojmë të aplikoni për këtë mundësi fantastike.

Prodhim · Korce
Ne jemi një kompani e përpunimit të mishit dhe nënprodukteve të tij. Vlerësojmë transparencën në komunikimin me klientët dhe partnerët tanë, përpiqemi të minimizojmë ndikimin negativ në mjedis dhe bëjmë çmos të ofrojmë produkte me standartin më të lartë, të dalluara për shijen e veçantë, cilësinë dhe paketimin unik.
Ne investojmë në përmirësimin e vazhdueshëm të teknologjisë së prodhimit dhe në zgjerimin e aktivitetit tonë.
Për ne, ndjekja e praktikave të mira të punës dhe zhvillimi i punonjësve, kanë përparësi të madhe sepse burimet tona njerëzore, janë garancia e zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të kompanisë.
Udhëhequr prej mantrës "Kualiteti nuk njeh kompromis", FIX-i gjithmonë ka synuar produktin me cilësinë më të mirë të mundshme dhe një histori autentike. Cilësia dhe Integriteti janë ndër vlerat më themelore të FIX-it. Ato reflektohen edhe në teknologjinë e lartë, që kompania zotëron, siç edhe reflektohet, në marrëdhëniet e besimit që kompania krijon dhe mban me klientët dhe punonjësit e saj. Përgjatë viteve, FIX-i ka mësuar se njerëzit e duhur janë pasuria më e rëndësishme e kompanisë. Për këtë arsye, FIX-i ka induktuar si pjesë te misionit të vet, përmirësimin e vazhdueshëm dhe të pandalshëm profesional dhe personal të ekipit dhe rrjedhimisht, të vetë kompanisë FIX PRO Sh.p.k.