
Partner
Partner.al, një lider në sektorin e burimeve njerëzore, është duke kërkuar një Puntore për Magazinën për të bashkëpunuar në një nga projektet tona kryesore në Tiranë. Nëse jeni të motivuar dhe dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie që vlerëson zhvillimin dhe avancimin profesional të punonjësve të saj, kjo është mundësia e duhur për ju!
Pozita ofron një ambiente pune dinamike dhe mundësi reale për karrierë në një nga agjensitë që vendos standarde në sektorin e shitjeve dhe burimeve njerëzore në Shqipëri. Bashkohuni me një ekip të dedikuar që vlerëson cilësinë, produktivitetin, dhe kënaqësinë e klientit.

Burime Njerezore · Tirane
Partner.al është një kompani e cila ofron konsulencë në sektorin e shitjeve, përzgjedhje stafi për biznese në të gjithë Shqipërine & trajnime në të gjitha fushat e shitjes. Eksperienca shumë vjeçare e stafit të saj në sektorin e shitjeve dhe njohja shumë e mirë e tregut shqiptar dhe rajonal, përben një nga bazat kryesore mbi të cilat Partner.al do të mbështetet për të ofruar shërbimet e saj. Partner.al i ofron bizneseve mjetet e nevojshme në mënyrë që të shtojnë vlerën duke u fokusuar në rezultate, produktivitet, cilësi, & kënaqësinë e klientit.
Partner.al është e specializuar në rekrutime, përzgjedhje stafi, Partner.al Sh.p.k është themeluar në Tiranë, Shtator 2017.