
AUTO MANOKU SHA
Bashkohuni me ekipin e suksesshëm të AUTO MANOKU SHA si Menaxher Shitjesh ne Terren! Nëse jeni një individ i motivuar, me aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe përvojë në shitje, ne ju ofrojmë mundësinë për t'u zhvilluar profesionalisht në një kompani që është lider në tregtinë e pjesëve të këmbimit për automjete.
Menaxheri i Shitjeve në Terren do të jetë përgjegjës për:
- Ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve të forta me klientë të rinj dhe ekzistues.
- Përcjelljen e informacionit të produkteve dhe shërbimeve kompanisë në mënyrë efektive.
- Sigurimin e arritjes së objektivave të caktuara të shitjes dhe tregut.
Ne kërkojmë kandidatë që plotësojnë këto kritere:
- Diplomë universitare (bachelor)
- Përvojë pune 3-5 vite në fusha të ngjashme
- Aftësi të shkelqyera komunikimi dhe negocimi
- Njohuri bazë të kompjuterit dhe përdorimit të tij
- Patente drejtimi e vlefshme
- Aftësi të shkëlqyera për punë në ekip
Kanditatët me këto aftësi do të kenë përparësi:
- Përshtatshmëri me ambiente të ndryshme të biznesit
- Angazhimi për të punuar në një ambient dinamik dhe sfidues
- Aftësia për të analizuar të dhëna dhe për të marë vendime të informuara

Shitje dhe Zhvillim Biznesi · Tirane
Automanoku Sh.a. eshte distributor i autorizuar per tregetimin e markave te njohura ne industrine e pjeseve te kembimit si WIX FILTERS, TOPRAN, ETF, SASIC, TRUSTING, KWP, BILSTEIN, SACHS, LUK, LEMFORDER, WESTLAKE, INA, GLASER, KAMOKA, FISPA, KALE, IMPERGOM, COFLE, FRECCIA, WILBRUK, CHAMPION LUBRIFICANTS, ATE etc. Kompania Automanoku Sh.a. eshte themeluar ne Qershor te 1998, date ne te cilen fillon shperndarja e pjeseve te kembimit me dyqanin e pare te kompanise. Auto Manoku zoteron 5 dyqane dhe 2 servise automjetesh.