Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Menaxher Departamenti Qerret.
Kontrollon çdo ditë gjendjen e produkteve dhe mungesat në rafte
Koordinon sistemuesit dhe stafin e departamentit sipas nevojave të punës
Ndjek furnizimet dhe organizon vendosjen e mallrave në departament
Kontrollon afatet e skadencës dhe cilësinë e produkteve
Siguron që çmimet dhe etiketimet të jenë të sakta
Monitoron dhe organizon departamentin
Eksperiencë në retail ose menaxhim departamenti përbën avantazh
Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi
Aftësi për të menaxhuar ekip dhe prioritete
Përgjegjësi, korrektësi dhe orientim ndaj rezultateve.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.