Ne jemi duke kërkuar ndihmes kuzhinier të aftë për të përgatitur ushqimet sipas menusë dhe standardeve tona. Ju do të jeni përgjegjës për sigurimin e cilësisë së ushqimit, ruajtjen e higjienës së kuzhinës dhe ndjekjen e saktë të recetave. Kandidati ideal duhet të ketë pasion gatimin, vëmendjen ndaj detajeve dhe përvojën në një ambient kuzhine.
Roli dhe përgjegjësitë
Të përgatisë dhe të perziejë ingredientët sipas kërkesave specifike për disa produkte
Të gatuajë numrin e saktë të artikujve ushqimor të porositur nga çdo klient, të jetë i shkathët në menaxhimin e shumë situatave;
Përgjegjës për mbajtjen pastër të kuzhinës
Përgjegjës për monitorimin e stokut për lëndën e parë
Të mirëmbajë pajisjet dhe të verifikoj që produket e përgatitura përmbushin standardet e shëndetit dhe të sigurisë në ambjentin e punës
Kërkesat:
Të ketë eksperienca të mëparshme pune minimalisht 2 vjet, (arsimimi profesional përbën avantazh);
Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit;
Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat
Nice to have:
Njohuri për teknika dhe receta të ndryshme gatimi.
Aftësia për të punuar shpejt dhe me efikasitet në një kuzhinë të ngarkuar.
Aftësi për të punuar mirë me stafin tjetër të kuzhinës.
Gatishmëri për të punuar me turne të ndryshme, duke përfshirë mbrëmjet dhe fundjavat.
Certifikimi: Certifikatat përkatëse të kuzhinës.
Benefits:
Vakt i perfshire;
Shperblim Fundiviti
Mundesi Promovimi.

HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe · Tirane
Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.
Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.