Broadway Boutique Hotel është një hotel elegant dhe i sapo rinovuar, me menaxhim të ri dhe një koncept unik mikpritjeje, i pozicionuar në zemër të Tiranës, pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe zonës më dinamike të qytetit – Bllokut.
Me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e hotelerisë, stafin tonë të përkushtuar dhe profesional, si dhe shërbimin e ofruar 24/7, synojmë të krijojmë për çdo klient një eksperiencë komode, moderne dhe të veçantë në çdo detaj.
Në Broadway Boutique Hotel vlerësojmë profesionalizmin, korrektësinë dhe mikpritjen, duke ndërtuar një ambient pune pozitiv, bashkëpunues dhe motivues për të gjithë ekipin tonë.