
SEAS
SEAS Distribution, një kompani me eksperiencë mbi 20 vjeçare në tregun e Shqipërisë, po kërkon një Përgjegjës Kontabiliteti për t'u bashkuar me ekipin tonë të përkushtuar në Tiranë. Si përfaqësuese të markave si Vincinni, Sejega, Leona dhe te tjeta ne ofrojmë zgjidhje efikase dhe inovative në fushën e shpërndarjes me standarde të larta profesionalizmi dhe besueshmërie.
Ky rol ofron mundësi të shkëlqyera zhvillimi dhe përfshirje në projekte të ndryshme financiare që lidhen drejtpërdrejt me suksesin e kompanisë. Një pozicion i rëndësishëm që mbështet vendimet strategjike të biznesit përmes analizave të sakta financiare.
- Përgatitja dhe mbikëqyrja e raporteve financiare mujore dhe vjetore.
- Analiza e të dhënave financiare për të siguruar përputhshmëri dhe saktësi.
- Menaxhimi i regjistrimeve kontabël dhe procedurave të kontabilitetit të përgjithshëm.
- Mbështetja e zbatimit të proceseve efikase financiare dhe sistemeve të kontrollit të brendshëm.
- Diplomë Bachelor në Financë ose Kontabilitet.
- 1-3 vite përvojë në fushën përkatëse.
- Njohuri të avancuara në Microsoft Excel dhe Finance 5
- Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohuri mbi standardet kombëtare të kontabilitetit.
- Aftësi të mira të komunikimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të forta profesionale.
- Përvoja e mëparshme në sistemin Finance 5.
- Paga konkurruese prej 100,000 ALL deri 120,000 ALL në muaj.
- Ambient pune profesional dhe mbështetës.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë.
- Integritet dhe stabilitet në një kompani të mirënjohur dhe me reputacion në treg.

Marketing dhe Produkte · Tirane
Seas Distribution, një kompani me eksperience mbi 20 vjecare ne tregun e Shqiperisë, ku përfaqëson marka të njohura në treg si, Hell Energy, Vincinni, Leona, Sorini, Sejega, Doxa, Avaks etj.Kompania operon me një rrjet të zhvilluar logjistike dhe një portofol të gjerë markash, duke ofruar furnizim të shpejtë, shërbim korrekt dhe mbështetje të vazhdueshme për klientët e saj.
Me staf të kualifikuar dhe partneritete strategjike, SEAS Distribution synon të ofrojë zgjidhje efikase dhe inovative në fushën e shpërndarjes, duke garantuar standarde të larta profesionalizmi dhe besueshmërie.