
GSL Enterprise Support
Orari i Punës:
E hënë – E premte (14:00–23:00)
Pozicion në Shërbim Klienti në industrinë e transportit, shpërnguljes dhe zhvendosjes në SHBA. Ky pozicion shërben si pika ndërmjetëse midis klientit dhe departamenteve të ndryshme të kompanisë. Koordinatori siguron që i gjithë procesi i shpërnguljes të realizohet në përputhje me politikat dhe standardet e kompanisë.
Të veprojë si pika kryesore e kontaktit për klientin gjatë gjithë procesit të ofrimit të shërbimit.
Të mbledhë, përditësojë dhe ruajë informacionet dhe dokumentet e sakta në lidhje me shpërnguljen dhe zhvendosjen.
Të koordinojë dhe planifikojë të gjitha shërbimet e nevojshme.
Të komunikojë me klientin nëpërmjet formave të ndryshme (telefon, email) për të konfirmuar detajet dhe oraret e shërbimeve.
Të monitorojë dhe t’u përgjigjet telefonatave, mesazheve zanore dhe email-eve në kohë.
Të sigurojë që dosjet e shpërnguljeve dhe zhvendosjeve janë të plota dhe të përditësuara në sistemet e brendshme.
Të bashkëpunojë me departamentet e tjera të kompanisë (Shitje, Operacione) për të siguruar mbarëvajtjen e shërbimeve.
Të monitorojë shërbimet e reja të shpërnguljes dhe zhvendosjes dhe të sigurojë që çdo detyrë të përmbushet në kohë dhe në mënyrë efikase.
Pagë konkurruese.
Mundësi rritjeje dhe zhvillimi brenda kompanisë.
Ambient i përshtatshëm pune, falë partneritetit amerikan-shqiptar.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Tirane
GSL Enterprise Support is a certified provider of Outsourced Staffing Solutions, serving business owners and employees as an outsourced human resources department