
Buzi Store
Buzi Store në kuadër të zgjerimit të stafit, po kërkon Shites/Keshillues Klienti të aftë dhe me përvojë me kohë të plotë për t'u bashkuar me ekipin tonë dinamik. Kandidatët idealë duhet të kenë aftësi të forta në komunikim dhe organizim, si dhe të jenë të orientuar drejt ofrimit të shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit.
Përgjegjësitë:
· Ofron shërbim të shkëlqyer për klientët në dyqan.
· Menaxhon dhe organizon produktet në rafte sipas standarteve të kompanisë.
· Ndihmon klientët në zgjedhjen e produkteve dhe informon mbi veçoritë dhe përdorimin e tyre.
· Kontribuon në arritjen e objektivave të shitjeve.
Kualifikimet:
• Përvojë pune në shitje ose pozicione të ngjashme.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi.
• Aftësi të shkëlqyera organizative dhe planifikimi.
• Fleksibilitet për të punuar në turne të ndryshme dhe për t'u përshtatur me rotacionin javor të turneve dhe në fundjavë kur është e nevojshme.
· Energjik dhe I motivuar për të ofruar shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve.

Marketing dhe Produkte · Tirane
Buzi Store është një kompani e themeluar ne vitin 1994 që nisi si sipërmarrje familjare fillimisht me artikuj sportivë dhe duke evoluar me pas në kategori që përfshijnë shumë sektorë duke nisur nga : Vegla palestre, Aksesorë e solucione makinash, elektroshtepiake , produkte të kujdesit personal, vegla pune, lodra, produkte elektrike , makina elektrike etj.
Me qendër në Tiranë dhe dyqane në disa prej qyteteve kryesore të Shqiperisë, franshizat tona gjenden në Fier, Durrës, Vlorë, Sukth, Korcë, Shkodër, Lezhë, Rroskovec.
Jemi gjithmonë gati të mirëpresim elemente të rinj që ti bashkohen skuadrës tonë!