
Partner
Agjent Shitjesh në Terren
Tiranë, Shqipëri
Agjenti i shitjeve në terren është përgjegjës për promovimin dhe shitjen e produkteve ose shërbimeve të kompanisë tek klientët ekzistues dhe potencialë. Pozicioni kërkon komunikim të vazhdueshëm me klientët, ndërtim marrëdhëniesh profesionale dhe arritje të objektivave të shitjes.

Burime Njerezore · Tirane
Partner.al është një kompani e cila ofron konsulencë në sektorin e shitjeve, përzgjedhje stafi për biznese në të gjithë Shqipërine & trajnime në të gjitha fushat e shitjes. Eksperienca shumë vjeçare e stafit të saj në sektorin e shitjeve dhe njohja shumë e mirë e tregut shqiptar dhe rajonal, përben një nga bazat kryesore mbi të cilat Partner.al do të mbështetet për të ofruar shërbimet e saj. Partner.al i ofron bizneseve mjetet e nevojshme në mënyrë që të shtojnë vlerën duke u fokusuar në rezultate, produktivitet, cilësi, & kënaqësinë e klientit.
Partner.al është e specializuar në rekrutime, përzgjedhje stafi, Partner.al Sh.p.k është themeluar në Tiranë, Shtator 2017.