Ne po kërkojmë Arkëtar të përkushtuar dhe miqësor për t'iu bashkuar ekipit tonë. Roli juaj do të jetë vendimtar në ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit, duke siguruar që të ftuarit të kenë një përvojë pozitive. Kandidatët idealë duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pasion për mikpritjen. Bashkohuni me ne për të krijuar përvoja të paharrueshme për klientët tanë.
Roli dhe përgjegjësitë;
o Mirëpret klientët dhe ndihmon në përcaktimin e porosive të tyre;
o Identifikon në mënyrë të saktë vaktet e porositura nga çdo klient;
o Sigurohet që të gjitha porositë tu dorëzohen klientëve në kohën e duhur;
o Përgjegjëse për llogaritjen dhe realizimin e pagesave nga klientët;
o Rakordon arken ne fillim dhe perfundim te turnit dhe mban shenim arsyet e mosrakordimit te vleres;
o Kontrollon produktet nese jane aktive ne sistemin e Baboon-it. C’aktivizon produktet e munguara me aprovimin e menaxherit;
o Sistemon banakun duke vendosur ne vendet perkatese mjetet e punes;
o Kontrollon nese gjate turnit perkates nuk mungon baza materiale si çantat e letres, serviset, leter kase;
o Vendos produktet ne frigoriferet mural dhe frigoriferet rezerve;
Kualifikimet:
o Diplomë e shkollës së mesme;
o Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
o Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat
Nice to have:
o Gjuhë të dytë: gjuhën angleze
o Përvoja në industri: Hospitality
o Dëshirën dhe ambicien për të mësuar.

HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe · Tirane
Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.
Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.