
Insig Jetë
INSIG JETË është në kërkim të një Auditori të Brendshëm për të mbështetur dhe forcuar proceset e kontrollit të brendshëm, menaxhimit të riskut dhe përputhshmërisë me politikat dhe rregulloret e kompanisë. Ky rol është thelbësor për të garantuar funksionimin efektiv dhe të qëndrueshëm të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
* Të kryeje auditime të brendshme për të vlerësuar efektivitetin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe përputhshmërinë me rregulloret e sigurimeve dhe ligjet përkatëse.
* Të analizojë proceset financiare dhe operacionale për të identifikuar risqet dhe mangësitë.
* Të hartojë raporte të detajuara të auditimit me rekomandime për përmirësimin e proceseve dhe reduktimin e risqeve.
* Të ndihmojë në zhvillimin e politikave dhe procedurave të auditimit për të siguruar përmirësim të vazhdueshëm.
* Të monitorojë zbatimin e rekomandimeve të dhëna dhe të raportojë progresin tek drejtiesit e lartë.
* Të mbeshtesë menaxhimin e riskut duke identifikuar dhe vleresuar faktorët që mund të ndikojnë në qëndrueshmerinë financiare dhe operacionale të kompanisë.
* Të sigurojë që veprimet dhe proceset e kompanisë janë në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe rregulloret e industrisë së sigurimeve.
* Të bashkepunojë me audituesit e jashtëm dhe organet rregullatore kur është e nevojshme.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
* Të ketë diplomë universitare në shkencat ekonomike ( përbën avantazh diplomë e nivelit të dytë në fushën e auditimit ).
* Eksperienca e punës në një kompani auditimi apo sektorin e sigurimeve është një avantazh,
* Të ketë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me fushën e auditimit (përbën avantazh).
* Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
* Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
* Të ketë njohuri shumë të mira teorike e praktike në përdorimin e kompjuterit, paketës Microsoft Office, programeve financiare etj.
* Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, bashkëpunuese dhe organizative.
* Të dije të ruajë konfidencialitetin dhe të ketë integritet dhe etikë të lartë profesionale.

Tirane
INSIG është kompania e parë e sigurimeve në tregun shqiptar, krijuar më 1991 me kapital tërësisht shtetëror e licensuar të kryejë aktivitetin sigurues për Sigurimet e Jetës edhe të Jo-Jetës. Në Qershor 2016, INSIG privatizohet 100% nga grupi Eurosig dhe në Janar 2017 bazuar në ligjin për sigurimet dhe risigurimet në territorin e Shqipërisë kompania INSIG ndahet në dy kompani të veçanta INSIG JETE sh.a. dhe INSIG sh.a.
INSIG JETE sh.a. krijohet si kompani sigurimesh me NUIS : L71325020H dhe ofron produktet e sigurimit të jetës.