
VAS Group
Në kuadër të zhvillimit dhe zgjerimit të stafit, po kërkojmë kandidatë të apasionuar pas turizmit, me aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi dhe ka përzemër krijimin e eksperiencave unike për klientët, për t'u bashkuar me ekipin e Departamentit Vas Tour në pozicionin Travel Agent ( Agjent Udhëtimi).
Qëllimi i Pozicionit:
Travel Agent është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe shitjen e paketave turistike. Ky rol kërkon aftësi të forta komunikimi, njohuri mbi destinacionet turistike dhe aftësi për të ofruar shërbim cilësor ndaj klientit.
Detyrat kryesore:
Kërkesat kryesore të pozicionit:

Turizem · Tirane
VAS GROUP është një grup lider në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, me një histori me shume se 30-vjeçare suksesi, që nis përmes themelimit të agjensisë së udhëtimeve Albtours D.
Që nga viti 1994, VAS GROUP ka ndërtuar një portofol të gjerë shërbimesh që përfshin: Operator Turistik, DMC, kompani për organizimin e eventeve, platforma online rezervimesh, një zinxhir hotelesh me pesë yje, si dhe media turistike përfshirë kanale televizive dhe radio.
Me këtë strukturë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, VAS GROUP është sot i vetmi grup i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve 360° në fushën e Udhëtimeve dhe Turizmit në tregun shqiptar, rajon dhe më gjerë.