Qëllimi i Pozicionit:
Roli i Punonjësit të Magazinës është përgjegjës për lëvizjen e mallit brenda magazinës, sistemimin në rafte, si dhe ngarkim-shkarkimin në mjetet e trasportit në përputhje me politikat, proçedurat dhe udhëzimet e sigurisë dhe mbrojtjes në punë të Pronatyra Treg.
Përgjegjësitë Kryesore:
· Përgjegjës për të ngarkuar/shkarkuar ngarkesat e kamionave në magazinë.
· Përgjegjës për të transportuar ngarkesat nga kamioni në raftet e magazinës dhe anasjelltas.
· Përgjegjës për të operuar me pirunat, transpaletat, dhe me pajisjet e tjera të transportit të ngarkesave.
· Siguron që ngarkesat për secilin market janë vendosur në raftin përkatës, si dhe që ngarkesa e duhur ngarkohet në kamion për tu transportuar në marketin përkatës.
· Mirëmban mjetet e punës dhe ambjentin e magazinës.
· Përgjegjës për të ndjekur dhe zbatuar plotësisht proçedurat që rregullojnë këto proçese pune, si edhe proçedurat e sigurisë dhe mbrojtjes në punë të Pronatyra Treg.

Tirane
Pronatyra Treg ka filluar aktivitetin në vitin 2005, duke u zgjeruar në të gjithë Tiranën si dhe në qytetin e Durrësit, ku sot numërojmë plot 12 njësi shitje. Prej 20 vitesh dallohemi në tregun lokal për sigurinë maksimale që u ofrojmë klientëve dhe përkujdesjen e veçantë ndaj shërbimit. Që në hapat e para prioritet i vendosëm kujdesit të veçantë për klientin dhe lidhjes së ngushtë me natyrën. Bashkëpunimi me marka të rëndësishme Italiane si dhe kujdesi i veçantë për të sjellë produkte të sigurta dhe cilësore ka qënë gjithmonë prioriteti ynë kryesor.
Të përmirësojmë jetën e familjeve shqiptare, duke sjellë çmime të lira çdo ditë.