
FED invest
NJOFTIM PUNËSIMI
SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 34 vjeçar në financat rurale, shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:
“Analist Kredie”
Lushnjë
Detyra: Përgjegjës për ndjekjen dhe zgjerimin e shërbimeve financiare në zonat urbane dhe rurale, në degët e SHKK FED invest të rrethit përkatës.
Kriteret:
1. Arsim i Lartë për Ekonomi.
2. Eksperience profesionale mbi 3 vjet (përbën avantazh eksperienca në sistemin bankar ose të mikrokredisë).
3. Të jetë banues i rrethit për të cilin aplikon.
4. Të njohë dhe t’i përdorë mirë programet bazë të punës në kompjuter.
5. Të ketë aftësi të mira komunikuese, organizative dhe të punës në grup.
6. Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.
Të interesuarit duhet të paraqesin, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresën e e-mailit: hr@fedinvest.al, dokumentat e mëposhtme:
- CV në gjuhën Shqipe.
Aplikimet pranohen deri më datë 26.05.2026.
Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.

Financë/Bankë · Tirane
FED invest është institucioni i parë i mikrofinancës në Shqipëri. FED invest përfaqëson organizatën kooperativë financiare më e madhe në vend me 9.2 Miliardë Lekë Total Asetesh, një Portofol Kredie mbi 7.4 Miliardë Lekë dhe Total Depozitash mbi 6 Miliardë Lekë. Me mbi 105 mijë anëtarë të shërbyer nëpërmjet 54 degëve në të gjithë vendin FED invest mbulon mbi 3 000 fshatra anembanë vendit.
Si lider në ofrimin e zgjidhjeve financiare të përballueshme për të gjithë fermerët, FED invest ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë, me mbi 300 000 kredi dhe gjysmë miliard euro të injektuara në ekonomi përgjatë 34 viteve aktivitet.